Home Uncategorized Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish-Prefekti i Qarkut Fier,...

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish-Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala

1873

Lajmin e ka dhene familja e tij!

Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala.

Ai u përball me një sëmundje të vështirë dhe të rrallë me forcë, dinjitet dhe shpresë, duke na mësuar çdo ditë çfarë do të thotë të luftosh me zemër dhe të duash jetën edhe në momentet më të vështira.

Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona, një dhimbje që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë.

Do të jetojë përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona si një shpirt fisnik, i buzëqeshur, optimist dhe luftëtar i palodhur — ashtu siç ishte gjatë gjithë jetës së tij.

Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë detajet për ceremoninë mortore.