Home Aktualitet Rënia e diktatorit Nicolás Maduro dhe krahasimet e paaftësisë! (Nga Arbër Hitaj)

    Rënia e diktatorit Nicolás Maduro dhe krahasimet e paaftësisë! (Nga Arbër Hitaj)

    496

    ​Çuditërisht shumë diktatorë janë ose kanë qenë fansa të lëvizjeve paqësore. Nicolás Maduro ishte një prej tyre, duke qenë një fans i muzikës dhe filozofisë së John Lennon, një nga muzikantët më epokal me qasje tërësisht pacifiste.

    Me një karrierë të “pasur”, duke filluar si shofer autobusi apo truprojë dhe i paarsimuar, ai u kthye në një besimtar të verbër të ideve komuniste, shumë të përhapura në Amerikën e varfër Latine.

    Idealistë të tillë kthehen shpejt në gjakatarë; çdo gjë e justifikojnë, filluar me vrasjen, pengmarrjen, shkatërrimin e vendit, dhunën ndaj rivalëve, dhe gjithmonë me justifikime për komplote e konspiracione!

    Disa prej tyre ende vijojnë për ish-presidentin e Venezuelës, Hugo Chávez.​

    Tjetër temë, kthehemi te Maduro!

    Pasi nuk fitonte dot zgjedhjet, filloi duke shkatërruar atë “pak” demokraci të mbetur nga Chávez, diktatori i njohur edhe për historitë rozë në botë, një prej tyre me supermodelen Naomi Campbell, qëllimi ishte vëmendja e shtypit rozë botëror, shpeshherë naiv dhe jopërmbajtësor.​

    Maduro ka disa “merita”, edhe pse pretendon se është me origjinë hebreje dhe të afërmit e tij u konvertuan në katolicizëm, i preu raportet me Izraelin dhe mbështeti Hezbollahun grup terrorist në Liban dhe Al-Quds, një grup paramilitar iranian. Lidhje që i krijoi kur ishte Ministër i Jashtëm i Venezuelës, ndër të paktët në botë që nuk fliste asnjë gjuhë tjetër.

    Por nuk mbaron me kaq; lidhet me grupet paramilitare marksiste-leniniste të FARC ose mbetjet e tyre dhe futet edhe në botën e trafikut të drogës drejt SHBA-së, duke pasur zyrtarë të lidhur direkt dhe duke përfituar po ashtu.​

    E nuk mjaftonte me kaq, por dyshimet e forta në Venezuelë tregojnë se nuk është as venezuelian, por ka lindur në Kolumbi, duke shkelur ligjin pasi nuk lejohet të mbajë poste të larta pa qenë i lindur brenda territorit. Ka shumë pika të rëndësishme në karrierën e një të ashtuquajturi politikan, por në fakt ngjan me atë të një lideri komunist të stilit Fidel Kastro, me motive të qarta krimineli.

    Ka shumë në kurrikulumin e zi të Maduros, unë nuk besoj se ka një të dytë, të paktën në Europën pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Kjo e bëri të domosdoshëm ndërhyjen e presidentit Donald Trump me të drejtë. Por në Europë ka disa politikanë që kanë të përbashkëta me të, dhe është elementi i shpalljes “non grata” edhe pse shumë larg nga karriera e tij, fatmirësisht!

    Kthehemi te Maduro, mediat thonë se e negocioi dorëzimin tipik prek diktatori frikacak!

    #NicolasMaduro #Venezuela #Diktaturë #AnalizëPolitike #Komunizëm #LajmeBota #NonGrata #HugoChavez #Histori