Qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë të përmbytura nga lumi Seman në territorin e bashkisë Lushnje.
Prej katër ditësh, uji është prezent në fshatrat Zhelizhan, Imsht, Mazhaj, Murriz, Çukas dhe Mëhallëz, ndërsa situata nuk ka shenja përmirësimi. Dëmet në bujqësi janë të mëdha dhe, sipas banorëve, gjithçka e mbjellë në fushë apo në sera është kalbëzuar.
“Dëme kemi shumë”, u shpreh një banor.
Ndërkohë, në oborre dhe banesa nuk ka prezencë uji në territorin e bashkisë Lushnje.
Megjithatë, lumenjtë Seman dhe Shkumbin vazhdojnë të jenë jashtë shtratit të tyre, duke mbajtur të përmbytura tokat bujqësore brenda argjinaturave dhe duke rrezikuar sezonin bujqësor të zonës.





