Home Uncategorized Pano Kondo, skenografi fierak që ka lënë gjurmë artistike të paharrueshme

Pano Kondo, skenografi fierak që ka lënë gjurmë artistike të paharrueshme

331

Pano Kondo – Arkitekti i ndjenjës skenike🎭

🎓 Formimi artistik

Pano Kondo ka lindur më 25 prill 1954 në Përmet. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në vendlindje, ai ndjek studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në degën Pikturë, gjatë viteve 1969–1973. Më pas, fiton konkursin për të vazhduar studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), të cilat i përfundon në vitin 1978, duke u diplomuar si piktor–skenograf.

.

✨ Hyrja në Teatrin “Bylis” – Fillimi i një rruge

.

Viti 1979 shënon hyrjen e tij në Teatrin “Bylis” të Fierit, me realizimin e skenografisë së komedisë “Shoku Niqifor”, me autor dhe regjisor Pëllumb Kulla. Kjo shfaqje përbën fillimin e karrierës së tij si skenograf në një teatër profesionist me emër. Shfaqja përfaqësoi Teatrin “Bylis” në Takimin Kombëtar të Teatrove, ku ai u vlerësua me Diplomë nga juria e festivalit.

🔛 20 vite kontribut në Fier

.

Angazhimi i tij në Teatrin dhe Estradën e Fierit zgjati rreth 20 vjet, deri në vitin 2000, kur u zhvendos në Tiranë. Ky largim nuk e ndërpreu bashkëpunimin me Teatrin “Bylis”, marrëdhënie që vazhdojnë edhe sot.

.

🎭Gjatë këtyre viteve, Pano Kondo ka realizuar mbi 100 skenografi për teatrin, estradën dhe teatrin e kukullave. Ndër shfaqjet teatrore më përfaqësuese ku ka kontribuar si skenograf, veçohen:

.

Shoku Niqifor (1979),

Dy krisma në Paris (1981),

Plagë dhe plumba (1982),

Kështu të dua (1982),

Kënga e Tokës (1983),

Në prag të jetës (1983),

Shokë dhe vite (1984),

Baladë për një grua (1984),

Më fal baba (1985),

Një dritë s’më lë të fle (1986),

Lisistrata (1986),

Në ballë të kohërave (1987),

Shi në plazh (1988),

Zgjohu Vasillaq (1988),

Zoti godet me puter (1988),

Kush e vrau Kastijin (1989),

Poemë për tokën (1989),

E bukur shtëpi e vjetër (1989),

Bidermani dhe zjarrvënësit (1989),

Shtrigat e Salemit (1990),

Një budalla e gjysmë (1990),

Njeriu që humbi emrin (1994),

Thashetheme dhe dashuri (1994),

Dashuri me fantazmën (1994),

Njeriu është njeri (1995),

Zotëria që tradhtoi gruan (1996),

Krim e ndëshkim (1996),

Hajduti bërtet (1997),

Lamtumirë fukarallëk (1998),

Me trap drejt Europës (1998),

Kërcuri (2003),

Milioneri (2010),

Dikush duhet të vdesë (2010).

.

🎤 Edhe në #estradë, ai ka qenë autor i skenografisë së një numri të madh premierash. Ndër shfaqjet më të suksesshme veçohen “Çobo Rapushi me shokë” si dhe “Flokë dëbore në prill”.

.

🛠️Përveç krijimtarisë artistike, si skenograf ai ka pasur përgjegjësinë e drejtimit të prapavijës teknike, realizimit të dekorit, rekuizitës dhe çdo elementi skenik, si dhe përgatitjen e materialeve promocionale dhe fletëpalosjeve. Ky angazhim ka kërkuar shpesh punë intensive deri në orët e vona të natës, për të mos penguar procesin e provave skenike.

.

🤝 Gjatë karrierës së tij, Pano Kondo ka bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Pëllumb Kulla, Esat Oktrova, Gëzim Kame, Roland Çarka, Roland Roshi, Leka Bungo, Naun Shundi, Kiço Londo, Arqile Garo, etj. Ka realizuar gjithashtu skenografi edhe në teatro të qyteteve të tjera si Elbasan, Vlorë, Lushnjë dhe Prizren.

.

.

Kontributi i tij është vlerësuar me disa çmime dhe dekorata, ndër të cilat:

.

🏅• Urdhri “Naim Frashëri i Artë” (2010)

🏅• Medalja “Naim Frashëri”

.

• Diplomë në Takimin Kombëtar të Teatrove (1979)

• Çmimi “Skenografia më e Mirë” – Ditët e Humorist Shqiptar (1996)

• Skenografi më i Mirë – Ballkaniadë, Korinth (1988)

• Distinktivi “I dalluar në punën kulturore” (1987)

• Certifikatë Mirënjohjeje – Bashkia Fier

.

Edhe sot, Pano Kondo vazhdon të kontribuojë në skenën fierake sa herë ftohet, duke dëshmuar lidhjen e tij të qëndrueshme me teatrin. Një nga këto angazhime ishte edhe shfaqja “Magjia e skenës fierake”, e Pëllumb Kullës.

.

🖋️ “Pano Kondo sheh thelbin e veprës në rrëmbën e syrit; për të, skenografia është poezi që merr frymë me skenën.”

— Pëllumb Kulla —