Home Uncategorized Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, reagojnë mbi 50 punonjës të...

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, reagojnë mbi 50 punonjës të institucionit!

Nuk është pritur mirë urdhri për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, që e lë këtë qytet pa një nga institucionet kryesore.
Pas njoftimit për kyçjen e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjes në Tiranë, të paktën mbi 50 punonjës po protestojnë brenda objekteve të godinës.
Punonjësit e Kadastrës së Vlorës mësohet se kanë firmosur gjithashtu një peticion kundër kësaj lëvizje të institucionit. Të gjithë punonjësit janë njoftuar më 23 janar për zhvendosjen.

Na ndiqni në Instagram

Çfarë ndodhi?

Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion.

Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.
Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë.

Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave të saj të pafundme, për çështjet e legalizimeve apo pronave, kryesisht fusha e ndërtimeve.

Madje ky institucion ka pasur edhe një numër të madh drejtorësh të larguar dhe emëruar vitet e fundit.