Ata janë grupi më unik në historinë muzikore të viteve ’90.
Të përbërë nga një familje e plotë apo dhe të afërm, “The Kelly Family” janë grupi muzikor të cilët u ndodhën pranë shqiptarëve në masakrën dhe spastrimin etnik të ndodhur në Kosovë në vitin 1998-1999, gjë që shqiptarët nuk ja harruan kurrë, por mesa duket qeverite shqiptare, nuk kanë ditur ti japin një vlerësim simbolik, apo një koncert në shenjë falenderimi.

Kënga e cila iu kushtua Kosovës, titullohej “The Children of Kosovo” (Fëmijët e Kosovës), dhe në atë kohë, u shfaq në të gjitha televizionet kombëtare dhe muzikore botërore, pasi interneti ishte ende në fillimet e veta, dhe youtube nuk ekzistonte.
Por sot mund ta ndiqni në youtube dhe ta rikujtoni. Kënga më e njohur e këtij grupi legjendar, mund të themi se është “Fell In Love With An Alien” (Rash në dashuri me një Alien), e cila dëgjohet ende sot.
Duke shpresuar se Kelly Family do i kemi së shpejti në Shqipëri, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve se miqtë që na kanë qendruar pranë në momente të vështira, nuk duhen harruar kurrë./Mirseld Ylldezi




