Home Lajme nga vendi Amnistia penale, ministri Lamallari: Me miratimin e saj, përfitojnë mbi 10 mijë...

Amnistia penale, ministri Lamallari: Me miratimin e saj, përfitojnë mbi 10 mijë persona!

437

Mbi 10 mijë persona që ndodhen në burgje do të përfitojnë nga amnistia penale. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një konferencë për mediat, theksoi se sapo ka firmosur aktin për amnistinë penale, dhe i është përcjellë Këshillit të Ministrave për miratim.

Ministri u shpreh se nga këto 10 mijë persona që përfitojnë, 388 prej tyre përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa mbi 900 të tjerë, do të përfitojnë ulje dënimi.

“Sapo firmosur propozimin pas përfundimit të procesit së marrjes së mendimeve nga institucionet përgjegjësve të përgjegjësie për amnistinë penale, duke e dërguar këtë akt ligjor në Këshillin e Ministrave, dhe shpresoj se do të jemi shpejt miratimin e aktit dhe më pas depozitimin në Kuvend.

Dua të theksoj se është një kategori e madhe personash që përfitojnë. Nga shifrat paraprake, përfshirë edhe procedimet e vitit 2024, numri i përfituesve është i lartë më shumë se 10 mijë që përfitojnë, janë 1280 persona që aktualisht janë në sistemin penintencar, që dmth 388 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi dhe me ndryshimet e fundit në draft, nga ai i lancuar më herët që prezantuam në fund të dhjetorit, duke sjellë këtu edhe faktin se kemi të tjerë që përfitojnë nga shuarja  e ndjekjes penale dhe nga të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme, për dy vepra që konsiderohen te lehta , ato drejtimin e parregulltt të mjetit, në 2024 llogariten 7711 procedime dhe shuhen menjëherë pas miratimit të projektligjit për amnisti, pa përfshirë këtu edhe të personave të tjerë që janë aktualisht në shërbimin e provës.”, u shpreh ministri Lamallari.

Ai theksoi se nga kjo amnisti përjashtohen personat që janë në gjykim nga GJKKO.“Nuk përmban këto dënime. E kemi thënë më herët se për ne është e rëndësishme që të mos krijojmë spekulime. Duke marrë parasysh edhe kontekstin ku ndodhemi, ne kemi e bërë të qartë që kjo nuk përfshin persona që janë në gjykim nga GJKKO.”, u shpreh ministri.