Home Uncategorized Kujtim Majaci – Legjenda dhe krenaria e futbollit fierak (Nga Adriatik Riza...

Kujtim Majaci – Legjenda dhe krenaria e futbollit fierak (Nga Adriatik Riza Dosti)

SHKRIM NGA Adriatik Riza Dosti

Kam shkruar edhe me pare per Majacin e famshem te futbollit fierak e atij shqiptar.

Por dje teksa pashe se si populli i Fierit te cilin ai e donte dhe e respektonte aq shume ishte mbledhur ne qender te qytetit e ne shenje respekti e mirenjohje e me lot ne sy por edhe me tufa lulesh nder duar vendosur reth statujes se tij …perkujtonte ditelindjen e idhullit te tij u preka shume.

Eshte veshtire te hysh ne zemren e popullit e te fitosh respektin e tij ne kesi lloj forme si Majaci…por ama po hyre nuk del dot me kurre.

Eshte veshtire dhe unikal edhe ne bote rasti kur nje qytet i tere vesh te njejten kemishe si tenden per tu identifikuar me ty …thjesht prej respektit e mirenjohjes per ty …dhe kjo ka ndodhur mes Apollonise – Majacit e qytetit te tij Fierit.

E them kete sepse rasti Majaci eshte unikal ne Shqiperi…ai eshte i vetmi futbollist deri me sot ne Shqiperi per te mos thene i vetmi sportist te cilit populli i ka gritur statuje nderi ne mes te qytetit .

E meriton Majaci…sigurisht per ate c’ ka beri per qytetin e bashkeqytetaret e tij ne ato vite kur luajti futboll e per ato lloj gezimesh te rralla qe ju dha atyre ne ato kohe te veshtira ai mbetet vertet i pa perseritshem, i pa krahasueshem e i pa vdekshem ndaj dhe fieraket me te drejte e perjetesuan me ate shtatore ne mes te qytetit qe i ben nder jo vetem kujtimit te Kujtim Majacit por se pari edhe vete qytetit te Fierit e historise se tij…e pa diskutim edhe futbollit fierak e atij shqiptar.

Une nuk e di saktesisht se cfare titujsh te larte qytetar e sportiv i jane akorduar nder vite Majacit nga Bashkia e Fierit a Federata e futbollit por nje gje e di me siguri absolute …qe titullin me te larte birit te vet …perjetesimin ne nje shtatore aq te hijeshme sportive ja ka dhene populli i tij …dhe kjo gje eshte mbi cdo lloj tjeter nderimi e respekti e mbi cdo lloj titulli, medalje e dekorate .

U lind ne Fier ne mes- Marsin e 1962 ne nje familje kosovare vendosur heret ne ate qytet.

Qysh ne moshen 14 vjecare ne 1976 atashohet prane te rinjve te Apollonise ku luan per 4 vjet dhe shkelqen e bie ne sy dukshem per talentin e tij.

Sulmues rrace, i forte fizikisht, teknik, nuhates goli, vrastar para porte , gjuajtes e shenues me te dyja kembet por edhe me koke …goleshenues i lindur e tipik…shume korrekt ne fushen e lojes si me kundershtaret po ashtu edhe me arbitrat e publikun ….model thjeshtesie e miresjellje.

Ne 1980 ben pjese tek Apollonia e te rriturve dhe vesh fanellen bardhe – jeshile te cilen per 12 vjet resht deri ne 1992 kur i vari kepucet ne gozhde…e mban me nder si askush tjeter.

Majaci – Apollonia – Fieri ishin trinomi me i bukur futbollistik i atyre viteve …kur ne Shqiperi luhej futboll i vertete e kur per titullin kampion rivalizonin pothuajse gjysma e skuadrave pjesmarrese ne kampionat e mes tyre edhe Apollonia e Majacit .

Luajti 300 ndeshje dhe shenoi 174 gola …shume vertet e per tu patur zili nje bilanc i tille prej cdo lloj sulmuesi te cdo vendi europian.

Regjistroi 2 ndeshje te kupave europiane ne shtator te 1989 kunder Okser te Frances .

E veshi tre here fanellen e Kombetares se Shqiperise …ne nje miqesore kunder Greqise ne Tirane ne 1989 si dhe ne dy ndeshje zyrtare …kunder Anglise ne 1989 dhe kunder Frances ne 1990…shume pak per te ne krahasim per aq sa meritonte …por te tilla qene kohet atehere .

Nuk ka ekip te mos kete pesuar gol ne Fier nga Majaci…tmerri i portiereve shqiptare te dekades 80-90.

Ishte aso kohe nje Apolloni e bukur vertet por edhe e pa perseriteshme e trajnerit te pa harruar V.Capo…me Stefen, Tegun, Papuciun, Biten, Mahmutajn, Pocin, Stronin, Veliajn, Tolen, Haxhiajn, Kokurin e Majacin.

Vec te tjerash personalisht kam e ruaj edhe nja dy kujtime disi te vecanta me te mirin, te urtin, te sjellshmin, te qeshurin, njerezorin e te thjeshtin si rralle kush Kujtim Majaci …

…Luanim ne Fier ne vitin 1989 …nje ndeshje e shume pritur …Apollonia – 17 Nentori ( i asaj kohe ) gjate ndeshjes nje gjysem tulle fluturon nga tribuna vendase e bie mbi pankinen tone …u cuam vrrik ne kembe te gjjthe por edhe u trembem e dolem nga pankina qe shyqyr qe mbulesen e kish prej llamarine …trajner ishte Shyqyri Rreli ( rahmet paste ).

Loja u nderpre…erdhi policia , erdhen prane nesh lojtaret e te dyja ekipeve, gjyqtaret etj…

Ne kete situate pashe Majacin qe doli nga fusha e lojes, kaperceu murin, gardhin a telat rethues e u ngjit ne tribune e vajti pikerisht mes tifozave e vendit nga u hodh gjysma e tulles ne drejtim te pankines sone.

Foli disa minuta me ta…e pastaj i shoqeruar me ovacione e thirrje te emrit te tij u rikthye serisht ne fushe por se pari ne pankinen tone ku duke na kerkuar falje e duke na perqafuar na siguroj te rrinim te qete e te sigurte se pasketaj asgje per keq nuk do te mund te perseritej me…ky ishte Majaci dhe i tille ishte autoriteti i tij sportiv e njerezor ne Fier.

…Para ndeshjes me Francen ne Tirane i kerkoj te benim nje interviste te shkurter bashke…u skuq e u duk sikur u be me turp…

Po lerme mua o Dosti me tha…une jam lojtar rethesh…ik e merr ata te Tiranes, Dinamos e Partizanit ata jane kapot e Kombetares …me tha …me shume modesti e sinqeritet .

Ti je ti e ata jane ata qe jane i thashe dhe e kapa ne qafe…ju be qejfi shume…qeshi sic dinte te qeshte Kujtim Majaci teksa i qeshte krejt fytyra.

E beme intervisten dhe e botova te nesermen e u prit mire pasi 3 pyetjeve te mija ai ju pergjigj thjesht, profesionalisht e mencurisht .

Edhe pasi e la futbollin e luajtur ai nuk ju nda Apollonise se tij te dashur madje per pak kohe edhe u ul ne pankinen e saj si trajner.

Ate dite Vere te 2009 kur mora vesh lajmin e trishte te largimit te tij tragjik e shume te parakohshem nga kjo bote …e pra ishte vetem 47 vjec …teksa ndodhej me pushime buze Semanit se bashku me familjen e tij u trondita shume …nuk doja ta besoja sikurse vazhdoj te mos e besoj edhe sot e kesaj dite…

E megjitheate me ngushellon fort nje shprehje e mencur dhe e hereshme arabe qe thote se…te rrojme gjate ne kete bote s’eshte ne doren tone por ama qe emri te na rroje gjate kjo eshte plotesisht ne doren tone.

I tille ishte e mbetet Majaci yne i mire …i pa harruar…ai, emri i tij si dhe kujtimet qe la pas .

Prehu ne paqe Kujtim Majaci .