23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Realizohet me sukses trajtimi i hernies inguinale me laparoskopi në Spitalin Memorial në Fier

admin · 24.03.2026 · 1 min lexim

Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme vijon që të ofrojë ndërhyrje moderne, falë profesionalizmit të stafit dhe teknologjisë së avancuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëri të ditur se mjekja Artiola Todaj, pjesë e ekipit spitalor prej disa mujash, realizoi me sukses trajtimin e një hernie inguinale me laparoskopi.

Trajtimi i hernies inguinale me laparoskopi është një teknikë minimale invazive, ku përmes incizioneve të vogla dhe një kamere, mjeku riparon defektin e murit muskulor duke vendosur një rrjetë, çka mundëson rikuperim më të shpejtë, më pak dhimbje dhe plagë më të vogla se kirurgjia e hapur.

Spitali Rajonal Memorial Fier është investim i Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut të vendit.

Me një kapacitet prej 150 shtretërish, ky spital aplikon për herë të parë në vend modelin e autonomisë spitalore.

Spitali ofron shërbime në urgjencë, kirurgji, neurokirurgji, kirurgji kardiovaskulare, mjekësi interne, kardiologji, neurologji, sëmundje infektive, pneumologji, ortopedi dhe traumatologji.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *