Masë më e lehtë sigurie për Ajola Xoxën, GJKKO pranon kërkesën – ja arsyet

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e dy masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” si dhe “Ndalim të daljes jashtë vendit”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se tani bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të gjykohet në gjendje të lirë.

Ajola Xoxa kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.

Ajola Xoxa është dërguar për gjykim bashkë me kryebashkiakun dhe persona të tjerë. Ajo akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim.

Ndërsa Veliaj ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025 kur u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij janë ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.

Leave a Comment