Home Aktualitet Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq/ Ju...

    Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq/ Ju paguat në 1999

    Na ndiqni në Instagram

    Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi.

    Ajo që po bën xhiron në rrjet është një gjest i veçantë nga një lokal në Prishtinë.

    Në hyrje të kafenesë është vendosur një letër me një mesazh domethënës: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.

    Ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me periudhën e luftës së Kosovës, kur Turqia ishte ndër vendet që mbështeti popullin e Kosovës në momentet më të vështira.

    Pronari i lokalit, përmes këtij gjesti simbolik, ka zgjedhur të rikujtojë mirënjohjen dhe lidhjen historike mes dy shteteve.

    Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me shumë qytetarë që e kanë cilësuar këtë veprim si një shembull përtej rivalitetit sportiv.