Home Lajme nga Fieri Aksident në aksin Fier–Patos, disa persona të lënduar (Video)

Aksident në aksin Fier–Patos, disa persona të lënduar (Video)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbretit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Touareg”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me to kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.