Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit.
Një automjet, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, gjatë përpjekjes për t’u larguar është përplasur me një mjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.




