Home Uncategorized Ukraina shënjestron rafineritë ruse, hakmarrje pas zbutjes së sanksioneve amerikane për naftën

Ukraina shënjestron rafineritë ruse, hakmarrje pas zbutjes së sanksioneve amerikane për naftën

Ukraina ka goditur disa objekte të rëndësishme të industrisë së naftës në Rusi, vetëm pak kohë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të zbusin përkohësisht kufizimet mbi eksportet e naftës ruse.Sipas burimeve zyrtare ukrainase, gjatë natës janë shënjestruar dy rafineri në rajonin e Samarës, si edhe pika të tjera strategjike. Mes tyre përfshihet një terminal nafte në Krasnodar, porti i Vysotskut në Detin Baltik dhe një depo karburanti në Sevastopol, në Krimenë e pushtuar.