Vllaznia-Tirana dhe Apolonia-Besëlidhja janë çiftet gjysmëfinaliste të kampionatit kombëtar të basketbollit të meshkujve për edicionin 2025-2026.
Gjithçka e lehtë për Apoloninë në përballjen e dytë kundër Skënderbeut, takim i luajtur në Pogradec.
Fieraket fituan me rezultatin 76-90 (14-24, 16-21, 23-28, 23-17) në një sfidë të cilën e kontrolluan më së miri. Për t’u veçuar ishte fakti se të dyja ekipet startuan pa asnjë shqiptar në formacion, ndërsa nga 165 pikët e realizuara gjithsej në këtë takim, vetëm 5 u shënuan nga basketbollistët, pikë që mbajnë firmën e Lionel Nasit për korçarët. MVP u shpall Djorkaeff Campbell, protagonist me 33 pikë e 9 kërcime për Apoloninë. Te Skënderbeu rendimentin më të lartë e kishte Brock Wakefield, autor i 19 pikëve, 10 kërcimeve dhe i 5 asistimeve, por që mbetëm vetëm për vlerë statistikore.





