Home Lajme nga Fieri Fier, prezantohet drejtori i ri i Policisë

Fier, prezantohet drejtori i ri i Policisë

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, prezantoi drejtorin e ri të caktuar në detyrë, Drejtues Erion Ahmeti.

Këtë detyrë e mbante më parë kryekomisar Oliger Torba, i cili është emëruar në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues Erion Ahmeti, gjatë prezantimit, ka theksuar se ligjshmëria dhe shërbimi ndaj qytetarëve janë dy parimet kryesore në punën e tij. Gjithashtu, ai kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit dhe efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për të parandaluar dhe luftuar krimin, si dhe për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve.