Home Lajme nga Fieri Dita Botërore e Librit në Fier, prezantohet “Engram” nga Brunilda Zllami

Dita Botërore e Librit në Fier, prezantohet “Engram” nga Brunilda Zllami

Në kuadër të 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit, Biblioteka “Dritëro Agolli” organizoi një takim të veçantë me shkrimtaren, pedagogen dhe mjeken neurologe Brunilda Zllami, e cila u prezantua me botimin e saj më të fundit, “Engram”.

Na ndiqni në Instagram

E shoqëruar nga botuesja e saj, Arlinda Dudaj, aktiviteti solli një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.

Shkrimtarja Brunilda Zllami ndau me të pranishmit përvojën e saj krijuese, frymëzimet dhe mesazhet që përcjell përmes veprës së saj, duke sjellë një ndërthurje të veçantë mes letërsisë dhe botës së brendshme njerëzore.

Nga ana tjetër, botuesja Arlinda Dudaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së autorëve shqiptarë dhe rolin e botimeve cilësore në pasurimin e jetës kulturore.

Mes miqve të librit dhe autores, ndamë momente të bukura, biseda të vlefshme dhe frymëzim që vjen vetëm nga libri.

Fieri e do librin dhe e dëshmon këtë përmes pjesëmarrjes dhe interesit të vazhdueshëm në aktivitete të tilla.