Home Lajme nga Fieri Analiza vjetore e vitit 2025: Gjykata e Fierit përballet me fluks rekord...

Analiza vjetore e vitit 2025: Gjykata e Fierit përballet me fluks rekord çështjesh

Gjykata e Shkallës së Parë té të Juridiksionit te Përgjithshëm Fier, ka zhvilluar sot analizën vjetore për vitin 2025. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Gjykatës Noel Veizi, Inspektori i Këshillit të lartë të Drejtësisë Artur Metani, anëtarët e KLGJ Emona Muçi e Bledar Bajri, Kryeprokurori Elion Mustafaj, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe aktorë të tjerë të sistemit.

Na ndiqni në Instagram

Në fjalën e tij kryetari i gjykatës Noel Veizi, theksoi se ky vit ka qënë sfidues për shkak të mungesës së organikés dhe ambienteve të pamjaftueshme të gjykatës. Gjatë punës né një territor me 6 bashki dhe një popullsi prej 240 377 banorë, në Gjykatën e Fierit rezulton një rritje e cështjeve të gjykimit vepra penale 71.5% ku dhuna né familje ka pësuar rritje duke shënuar treguesit më shqetësues të 5- vjeçarit të fundit ndërkohë që numërohen një numër i lartë çështjesh të mbartura.

Mungesa e ambienteve, të sallave të gjyqit dhe konsultimit, riktheu edhe një herë në vëmëndje debatin e nevojës së gjetjes prej 15 vitesh të një sheshi për ndërtimin e një gjykate të re. Kryetari i dhomës së avokatisë Fier, Ermal Hamataj theksoi se kjo problematikë duhet të zgjidhet sa më parë.

Gjatë vitit 2025 numri total i cështjeve për gjykim ishte 10764, ndërsa numri total i veprave të gjykuara 5677, ndërkohë që u dënuan 971 shtetas nga të cilët 17 të mitur.