Atmosfera e Lojërave Olimpike është zhvendosur sot në ambientet e shkollës “Andon Xoxa”, duke shënuar hapjen zyrtare të “Javës Olimpike”.

Ky aktivitet, i cili tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme për këtë institucion arsimor, ka bërë bashkë nxënës, mësues dhe sportistë të rinj në një ditë plot energji.
“Është një privilegj dhe një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë tona bashkëpunuese dhe për të kaluar një javë të bukur nën moton e sportit,” – thuhet në faqen e shkollës në facebook.


























