Home Lajme nga Fieri Subashi pret në takim ambasadorin e Turqisë: Fokusi te rritja e investimeve...

Subashi pret në takim ambasadorin e Turqisë: Fokusi te rritja e investimeve dhe Spitali Memorial

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes, ku vlerësoi investimin e Qeverisë Turke për ndërtimin e Spitalit Memorial në Fier.

Na ndiqni në Instagram

Gjatë takimit, Spitali Memorial u cilësua si një histori suksesi për shërbimin ndaj qytetarëve dhe një model modern menaxhimi në sistemin shëndetësor.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për rritjen e investimeve të kompanive turke në Fier, me synimin për më shumë zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për qytetarët.