Turi çiklistik i Shqipërisë 2026 ka përfunduar sot me etapën e 5- të e të fundit .
Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit , etapa e 5- të nisi në Vlorë dhe përfundoi në Fier ku është kurorëzuar dhe fituesi i këtij edicioni të 83-të.
Policia rrugore e Fierit njoftoi bllokime të përkohshme në disa akse rrugore nga ora 10:00 deri né 13 :15 duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Me një itinerar prej 121, 3 kilometrash etapa ishte mjaft emocionuese dhe me shpirt luftarak gare nga çiklistët e 18 ekipeve pjesëmarrëse.
Pas rreth tre orësh garë i pari në finish mbërriti 22 vjeçari Gabriele De Fabritts , përfaqësues i ekipit kombëtar shqiptar, i cili la pas grekun Georgios Bouglas ndërsa në vendiin e tretë u rendit rumuni Alin Toader.
Pas garës vetë fituesi u shpreh se gara ishte emocionuese dhe se luftoi pergjate gjithe kohes.
Gjatë intervistës së tij çiklisti italian i lindur në Sanremo, tregoi një fakt interesant. Ai e kishte mamanë shqiptare, dhe ishte rritur në qytetin tonë të Fierit, nga gjyshja e tij,
Ndërkohe fiituesi i gjithë edicionit u shpall hollandezi Niels Reemeijer i cili u shpreh mjaft i emocionuar teksa Shqipërinë e ka cilësuar njé vend të bukur.
Ky aktivitet solli në Shqipëri frymën e çiklizmit ndërkombëtar duke promovuar sportin, garën dhe bukuritë e vendit përgjatë pesë ditëve intensive të kompeticionit.













