Ditën e sotme është prezantuar drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Rudina Degjoni.
Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-drejtoreshën e Përgjithshme, Anxhela Paparizo.
Në prezantimin zyrtar të znj. Degjoni ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala.
Znj. Degjoni ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës së Spitalit Memorial në Fier, një institucion të cilin e drejtoi me sukses për një periudhë 5-vjeçare.
Njoftimi zyrtar i QSUT:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni.
Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore. Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo.





