Drejtuesit e automjeteve nën efektin e alkoolit vijojnë të mbeten një ndër problematikat më shqetësuese për Policinë Rrugore në qarkun e Fierit gjatë muajit Maj.
Sipas shefit të qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Rustem Plaka, gjatë muajit të kaluar janë konstatuar 14 drejtues mjetesh të grupmoshës 18–35 vjeç që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë.
Në kuadër të masave administrative, vetëm gjatë muajit Maj janë vendosur 69 masa ndaj drejtuesve të mjeteve që janë konstatuar nën ndikimin e alkoolit ka pohuar Plaka
Sinkron
Shefi i Qarkullimit ka pohuar gjithashtu se përballë kësaj situate Departamenti i Sigurisë Publike ka hartuar një plan operacional tre-ditor për goditjen dhe parandalimin e drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur, i cili ka sjellë rezultate pozitive në terren.
Sinkron
Ndërkohë, Policia Rrugore thekson se problem mbeten rrugët rurale, ku shpesh nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor. Vetëm gjatë muajit maj janë vendosur rreth 11 mijë masa administrative, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Aksidenti më i fundit është ai i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku 43 – vjeçari Ernis Xhumari humbi jetën në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i plasmasit” teksa dy muaj më parë i ishin hequr 13 pikë të patentës për shkak se kish rezultuar në gjëndje të dehur në timon.

