Home Lajme nga Fieri Protestë edhe në Fier kundër projektit të Zvërnecit

Protestë edhe në Fier kundër projektit të Zvërnecit

Edhe qytetarët fierakë kanë protestuar pasditen e sotme kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit.

Na ndiqni në Instagram

Me pankarta në duar dhe mesazhe drejtuar qeverisë protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre për shitjen e tokave bregdetare për ndërtimin e resorteve turistike nga investitorë të huaj duke kërkuar mbrojtje të pasurive publike, më shumë transparencë dhe konsultim me komunitetet lokale.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin qëndror për të vijuar drejt bashkisë me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.