Home Aktualitet Rama: Jam i pari që nuk negocioj, jo 5 mijë veta, por...

    Rama: Jam i pari që nuk negocioj, jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

    Pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, Kryeministri Rama është nisur drejt Vlorës, ku do të takohet me banorët e fshatit Zvërnec.

    Na ndiqni në Instagram

    Kryeministri së bashku me banorët e zonës do të zhvillojnë një bashkëbisedim rreth problematikave dhe ankesave për projektin e Zvërnecit.

    Rama mbërriti në Zvërnec me helikopter dhe pas këtij takimi, kryesocialisti do të shkojë në Vlorë në Sheshin e Flamurit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

    Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS.

    Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha kryeministri Rama.