Home Aktualitet Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e...

    Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

    Një situatë e tensionuar është raportuar në zonën e Rrjollit, ku banorët janë përfshirë në përplasje me forcat e policisë.

    Na ndiqni në Instagram

    Sipas informacioneve, përplasjet kanë nisur pasi banorët janë afruar në zonën e punimeve dhe janë përballur me policinë që po ruante perimetrin e sigurisë.

    Në kulmin e tensioneve, disa protestues kanë hequr një pjesë të rrethimit metalik me kangjella që ishte vendosur përreth kantierit.

    Banorët kanë tentuar gjithashtu të bllokojnë mjetet e rënda të punës, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për t’i larguar nga zona dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.