Home Lajme nga Fieri Sherr dhe “kunja” publike në rrjet/ Dy fieraket “kapen” keq me njëra...

Sherr dhe “kunja” publike në rrjet/ Dy fieraket “kapen” keq me njëra tjetrën

Një debat i fortë virtual ka shpërthyer orët e fundit në rrjetet sociale mes dy personazheve të njohura në jetën publike dhe politike të Fierit, kandidates për deputete të Partisë Mundësia dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Na ndiqni në Instagram

Shkak për këtë përplasje publike duket se është bërë fshirja e një komenti, gjë që ka sjellë një lumë akuzash dhe ironish të ashpra mes të dyjave.​

Gjithçka ka nisur kur Frida Mavriqi ka publikuar një screenshot të bisedës duke i kërkuar llogari publikisht Çaushit: “Zegjine Çaushi mos i do të dyja; edhe fjalorin edhe abetaren mqs ma fshive komentin?”

​Në komente, Mavriqi nuk i ka kursyer ironitë e rënda, duke e krahasuar situatën me zhvillimet politike dhe thirrjet në Prokurorinë e Posaçme:​

“Zegjine, injorancën që ke nuk ke pse e kthen në detyrim paraqitje si kolegët e tu që shkojnë në SPAK. Nuk e kamuflon dot? Se për të reduktuar e di që është e pamundur biologjikisht dhe psikologjikisht.

“​Më tej, ajo ka vazhduar duke i bërë edhe një “leksion” mbi kuptimin e fjalës injorancë, duke i kërkuar që të mos ia fshijë më mesazhet.​

Nga ana tjetër, Zegjine Çaushi nuk ka qëndruar duarkryq. Ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet Mavriqit me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe me nëntekst financiar:

​”Frida Mavriqi, sa lekë të jep gonuaa?!”​

Kjo pyetje ka ndezur akoma më shumë gjakrat, duke bërë që Mavriqi të replikojë menjëherë duke thënë se problemi i palës tjetër është se “çdo gjë e masni me para”, duke mbyllur komentin me pyetjen retorike: “Pyetje: e di ti çfarë është dinjiteti?”​

Debati ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje virtuale do të ketë një “raund” të dytë apo do të mbyllet me aq.