11.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“U kërkoj falje 100 herë”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

admin · 07.07.2026 · 2 min lexim

Mes reagimeve që ka sjellë ngjarja e rëndë e dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier, kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në këtë rast.

Ata tregojnë se ngjarjen e kanë mësuar fillimisht përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre.

Me lot në sy, nëna e 15-vjeçares i kërkon falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

“Më mori policia, nuk di gjë. Ju kërkoj ndjesë prindërve të asaj goce. Sikur të më kishte ndodhur mua, do t’i kërkoja 100 herë ndjesë. Jam shumë e prekur, sikur t’ia kishin bërë fëmijës tim. Jam shumë e prekur. Po vajzën e kemi çuar për ta vizituar dhe është me probleme. Psikologia e shkollës e ka marrë, por s’ka bërë asgjë. Unë kërkoj shërim të plotë të gocës, sepse e kemi me probleme të shëndetit dhe me gjendje ekonomike nuk kam fare. Nuk e përballoj dot mjekimin. I kërkoj ndjesë familjes së vajzës dhe asaj vajze.”, u shpreh për Top Channel, e ëma e 15-vjeçares.

Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj me pare me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj.

Sipas tyre, ajo kishte shfaqur edhe më parë episode agresiviteti, por kërkesat për mbështetje nuk kanë marrë përgjigjen e nevojshme.

Përballë pamundësive ekonomike për të financuar trajtimin e specializuar, familja u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik.

Prindërit theksojnë se nuk synojnë të justifikojnë veprimet e së bijës, por kërkojnë që, krahas përgjegjësisë ligjore për ngjarjen, të mos neglizhohet nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *