Home Lajme nga vendi “E bleva njëherë edhe u sëmura….”, fermeri nga Lushnja akuzon bashkëfshatarët: E...

“E bleva njëherë edhe u sëmura….”, fermeri nga Lushnja akuzon bashkëfshatarët: E mbytin shalqinin me kimikate ndaj nuk u shitet 

Qindra fermerë në Lushnje dhe Divjakë po ankohen se shalqini po kalbet nëpër ara sepse nuk ka treg shitje, ndërsa grumbulluesit ofrojnë çmime qesharake për ta marrë deri në 8 lekë për kilogramë, kur në treg ai del me çmim 25-30 lekë për kilogramë.

Por një fermer nga Bubullima e Lushnjes, duke folur për mediat vendase akuzoi bashkëfshatarët se e kanë mbytur prodhimin me kimikate për t’u rritur shpejt, por duke e bërë të dëmashëm për shëndetin e njeriut.

Ai tregoi se konsumon vetëm shalqinin e bërë në kopshtin e vet, ndërsa ai tjetri që bëjnë bashkëfshatarët është i mbytur në ure, dhe një herë që e ka konsumuar, u sëmur.

“Unë jam vet fermer, ha nga baçja ime, bleva njëherë edhe u sëmura….”- tha ai.