Grevë në doganat greke, pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit njofton qytetarët se, bazuar në informacionin e marrë nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë një grevë ditën e diel, më 27 korrik 2026.​

Për shkak të kësaj proteste, do të ketë një pezullim të përkohshëm të lëvizjes së automjeteve në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar me Shqipërinë.​

Oraret e bllokimit sipas pikave kufitare:

• ​PKK Kakavijë dhe Tre Urat (Përmet): Nga ora 07:00 deri në 11:00(me orën shqiptare).

• ​PKK Kapshticë (Korçë) dhe Qafë Botë (Sarandë): Nga ora 05:00 deri në 09:00(me orën shqiptare). ​

Gjatë këtyre fashave orare, qarkullimi i të gjitha automjeteve në pikat e sipërpërmendura do të jetë tërësisht i pezulluar.​

Kufizimet për udhëtarët​

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Kufitare e Janinës, gjatë orëve të grevës do të lejohet vetëm:

• ​Kalimi i këmbësorëve pa bagazhe.

• ​Rastet e emergjencave shëndetësore (si automjetet e ambulancës).​

Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjetit që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke pasur parasysh këto orare, për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *