Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Lajme reale, shpejt e qartë
Lajme reale, shpejt e qartë

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka njoftuar se brenda pak javësh do të nisin punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Aulona”, në segmentin nga QTU deri te kthesa e Azotikut.
Sipas tij, projekti parashikon ndërtimin e një rruge moderne me trafikndarëse në mes, dy korsi lëvizjeje, parkim në të dyja anët, korsi të dedikuara për biçikleta, trotuare të reja, ndriçim publik, gjelbërim dhe sinjalistikë bashkëkohore.
Subashi thekson se projekti dhe fondi për realizimin e tij janë miratuar nga Këshilli Bashkiak, ndërsa investimi do të financohet 100% nga Bashkia Fier.
Kryebashkiaku e cilësoi këtë ndërhyrje si një projekt të shumëpritur nga banorët dhe një tjetër premtim të mbajtur për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.


























