Zjarr i përmasave të mëdha në afërsi të Hekalit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal.

Flakët ranë pranë vendit të quajtur “ Qafa e Vidhit”.

Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, të Ballshit, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *