Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Lajme reale, shpejt e qartë
Lajme reale, shpejt e qartë

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur drejt fshatit Rriban në Mallakastër, ku një zjarr i përmasave të mëdha vijon prej orëve të mëngjesit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa situata mbetet problematike pasi zjarri po afrohet drejt banesave.
Forcat zjarrfikëse vijojnë luftën me flakët për të bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe banesat.
Top Channel