Home Lajme nga Fieri Mbiprodhim në Fier! Luleshtrydhja piqet për tre ditë, përgjysmohet çmimi

Mbiprodhim në Fier! Luleshtrydhja piqet për tre ditë, përgjysmohet çmimi

842
0
Na ndiqni në Instagram

Nga Marsela Topi / Javën e shkuar vendi kaloi një valë të nxehti të pazakontë duke sjellë temperatura deri në 29 gradë. Sot situata e motit është krejt ndyrshe, pasi temperaturat kanë rënë ndjeshëm, por për fermerët gjithë kjo anomali ka sjellë probleme. Luleshtrydhet janë pjekur para kohe, çmimi ka rënë por cilësia nuk është e mirë.

Luhatjet e ndjeshme te temperaturave gjatë ditëve të fundit kanë vënë në vështirësi kultivuesit e luleshtrydhes në zonën e Kafaraj në Fier. Ata thonë frutet po piqen para kohe duke sjellë superprodhim, rënie të cilësisë dhe çmim të ulët në treg. Fermerët pohojnë njëzëri se kjo situatë i ka dëmtuar së tepërmi pasi kjo është periudha kur presin të kenë fitime te larta.

Nga 260 lekë për kilogram që tregtohej disa ditë më parë, çmimi ka zbritur në 180 lekë për kilogram, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare.

DEMALT STORE

Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!

📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465

📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store

➤ Shiko më shumë në Facebook

Kultivuesit pohojnë se shteti duhet tu vijë në ndihmë me subvencione, gjetjen e tregjeve. Po keshtu eshte e nevojshme hapja e nje fabrike per perpunimin e luleshtrydheve.

Kafaraj është pjesë e njesise administrative Frakull në Fier, e cila njihet si ferma më e madhe të luleshtrydheve në Shqipëri. Prodhimi vjetor ne Frakull arrin ne 900 ton luleshtrydhe. Janë 235 fermeret qe e kultivojne dhe sipërfaqja e mbjelle arrin ne 190 hektare. Pjesa me e madhe e prodhimit shkon për eksport./shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here