Home Blog Page 20

PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

0
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Parlamenti Europian ka miratuar sot në 17 qershor raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro.

Ndërsa, raporti ka marrë po ashtu 103 vota kundër dhe 70 vota “abstenim”.

“Shqipëria ka si objektiv që të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030. Gjithashtu, objektivi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027.

Më shumë se 90 përqind e qytetarëve të Shqipërisë e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian”, ka thënë Schieder.

Ai ka shtuar se Shqipëria si një shtet kandidat ka ndjekur hapat e nevojshëm.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku janë diskutuar raportet e hartuara rreth shteteve ballkanike, raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder vlerësoi progresin e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet.

Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj integrimit evropian sepse të gjithë grupkapitujt e negociatave u hapën në 13 muaj. Kjo tregon gjithashtu se ky vullnet politik për reforma po jep rezultate”, tha Andreas Schieder.

Duke folur për sfidat e ardhshme, ai theksoi se zgjerimi nënkupton mbi të gjitha zbatimin e reformave afatgjata që forcojnë shtetin e së drejtës, drejtësinë sociale dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Edhe Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos shprehu besimin se Mali i Zi dhe Shqipëria si shtete pararojë nga rajoni ynë mund të jenë anëtarët e ardhshme të BE-së.

Sherr dhe “kunja” publike në rrjet/ Dy fieraket “kapen” keq me njëra tjetrën

0
Sherr dhe “kunja” publike në rrjet/ Dy fieraket “kapen” keq me njëra tjetrën

Një debat i fortë virtual ka shpërthyer orët e fundit në rrjetet sociale mes dy personazheve të njohura në jetën publike dhe politike të Fierit, kandidates për deputete të Partisë Mundësia, Frida Mavriqi dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Shkak për këtë përplasje publike duket se është bërë fshirja e një komenti, gjë që ka sjellë një lumë akuzash dhe ironish të ashpra mes të dyjave.​

Gjithçka ka nisur kur Frida Mavriqi ka publikuar një screenshot të bisedës duke i kërkuar llogari publikisht Çaushit:

“Zegjine Çaushi mos i do të dyja; edhe fjalorin edhe abetaren mqs ma fshive komentin?”

​Në komente, Mavriqi nuk i ka kursyer ironitë e rënda, duke e krahasuar situatën me zhvillimet politike dhe thirrjet në Prokurorinë e Posaçme:​

“Zegjine, injorancën që ke nuk ke pse e kthen në detyrim paraqitje si kolegët e tu që shkojnë në SPAK. Nuk e kamuflon dot? Se për të reduktuar e di që është e pamundur biologjikisht dhe psikologjikisht.

“​Më tej, ajo ka vazhduar duke i bërë edhe një “leksion” mbi kuptimin e fjalës injorancë, duke i kërkuar që të mos ia fshijë më mesazhet.​

Nga ana tjetër, Zegjine Çaushi nuk ka qëndruar duarkryq. Ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet Mavriqit me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe me nëntekst financiar:

​”Frida Mavriqi, sa lekë të jep gonuaa?!”​

Kjo pyetje ka ndezur akoma më shumë gjakrat, duke bërë që Mavriqi të replikojë menjëherë duke thënë se problemi i palës tjetër është se “çdo gjë e masni me para”, duke mbyllur komentin me pyetjen retorike: “Pyetje: e di ti çfarë është dinjiteti?”​

Debati ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje virtuale do të ketë një “raund” të dytë apo do të mbyllet me aq.

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur lushnjar Gjergji Lala

0
Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur lushnjar Gjergji Lala

Kinemaja shqiptare përsëri në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Gjergji Lala, në moshën 79-vjeçare.

Lala ishte një aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.

Ai ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi.

Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “Liri a Vdekje”.

Në kinema ka rreth 10 filma ku ka marrë pjesë si aktor kryesor dhe në role dytësore.

Prej vitesh ai ka jetuar në Itali ku është aktivizuar në filma dhe telefilma të ndryshëm.

Gjergji Lala ka lindur më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje.

Filmografia e Gjergj Lalës:

–Tokë e përgjakur (1976)

-Nusja dhe shtetërrethimi (1978)

-Liri a Vdekje (1979)

-Gjurmë në kaltërsi(1981)

-Në prag të lirisë, (1981)

-Shtëpia jonë e përbashkët, (1982)

-Një emër midis njerëzve (1983)

-Lumi që nuk shteron (1989)

Marshimi masiv i protestuesve, Gent Progni: Motoja jonë është ‘Rama në burg, Berisha në burg’! Mos u përçani, bashkë jemi më të fortë

0
Marshimi masiv i protestuesve, Gent Progni: Motoja jonë është ‘Rama në burg, Berisha në burg’! Mos u përçani, bashkë jemi më të fortë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të protestave të fundit në kryeqytet, Gent Progni, është paraqitur ditën e sotme në Policinë e Tiranës. Thirrja nga autoritetet vjen pas marshimit të ditës së djeshme, ku protestuesit marshuan në këmbë për kilometra të tërë duke u zhvendosur nga qendra e qytetit drejt rrugës që të çon në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Progni sqaroi para mediave zbardhjen e dëshmisë së tij, duke hedhur poshtë zërat se qëllimi i marshimit ishte bllokimi i aeroportit. Ai theksoi se destinacioni përfundimtar ishte mbikalimi i Kasharit dhe se aksioni kishte një mesazh të qartë simbolik për kryeministrin Edi Rama.

“Dhashë deklarimet e mia për protestën dhe marshimin e djeshëm. Tregova që synimi ishte mbikalimi i Kasharit dhe jo aeroporti. Kisha përgatitur mbi 100 flakadanë për të treguar që ne nuk dalim thjesht një shëtitje nëpër Tiranë, por jemi të vendosur të bëjmë edhe kilometra rrugë që t’i tregojmë Edi Ramës që nuk po tallemi dhe e kemi seriozisht”, deklaroi Progni.

Më tej, Progni ka zbuluar atë që ai e quan moto të kësaj revolte popullore, duke sulmuar të dyja palët e politikës tradicionale, ndërsa lëshoi një thirrje të fortë për bashkim përpara marshimit që pritet të nisë pas pak orësh.

“Motoja që ka protesta është ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Mos u përçani, bashkë jemi më të fortë! Sot mos harroni marshimin drejt kryeministrisë në orën 18:00”, përfundoi Progni.

Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

0
Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.

Ditëm e djeshme marshimi historik u mbyll me një ‘uragan’, pjesëmarrje dhe varg kilometrik qytetarësh që hodhën thirrje e parulla kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga ditët e tjera, protesta e 15 u shtri deri në rrugën e Rinasit, ku mijëra qytetarë marshuan paqësisht përgjatë autostradës Tiranë-Durrës me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, Rama ne burg, Berisha ne burg etj.

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

0
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes.

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Sipas burimeve jozyrtare, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një varg të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

IEVP Fier i bashkohet nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

0
IEVP Fier i bashkohet nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier morën pjesë në aktivitetin e organizuar për dhurimin vullnetar të gjakut.

Përmes këtij akti solidariteti, stafi i institucionit dha kontributin e tij në ndihmë të sistemit shëndetësor dhe qytetarëve në nevojë, duke dëshmuar përgjegjësi sociale dhe humanizëm.

IEVP Fier thekson se mbetet i përkushtuar në mbështetjen e nismave që kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit dhe forcimin e solidaritetit shoqëror.

Drejtonin makinat pa patentë dhe në gjendje të dehur, 5 shoferë të arrestuar gjatë një jave në Fier!

0
Drejtonin makinat pa patentë dhe në gjendje të dehur, 5 shoferë të arrestuar gjatë një jave në Fier!

Pesë persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë kësaj jave në Fier, për drejtim të automjeteve pa leje drejtimi.

Këto masa vijnë pas një aksioni për monitorimin intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qytetit, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia njofton gjithashtu se gjatë kësaj jave në Fier janë vendosur gjithësej 700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 60 gjoba për mos-përdorim të rripit të sigurimit, 20 gjoba për errëzimin e xhamave dhe 475 gjoba për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, janë sekuestruar 12 motomjete pa dokumentacionin dhe targa përkatëse.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 14 shtetas. Nga të cilët, 5 janë arrestuar në flagrancë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 9 drejtues mjetesh të tjerë, janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në funksion të kontrolleve parandaluese, te organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane dhe ato lokale, gjate kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:

* 700 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2

* 60 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 20 masa administrative për errësim të xhamave mbi nivelin e lejuar;

* 475 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që përbëjnë burim aksidentesh.

Gjithashtu, janë sekuestruar 12 motomjete pa dokumentacionin dhe targa përkatëse.

Policia Rrugore Fier, apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të lirë dhe pa pengesa.

Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë protestën

0
Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë protestën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se çdo shqiptar duhet të përkrahë protestat e qytetarëve që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se prej 13 ditësh Tirana dhe Shqipëria po përjetojnë një lëvizje rinore dhe qytetare të paprecedent, e cila sipas tij nisi si reagim ndaj mungesës së transparencës dhe keqtrajtimit të një banori në Zvërnec, por që tashmë është shndërruar në një përballje të drejtpërdrejtë me atë që ai e quajti “diktaturë autoritare” dhe “narkoshtet”.

Sipas Berishës, protesta përfaqëson guximin dhe ndërgjegjen kombëtare të të rinjve shqiptarë për t’u përballur me një regjim që, sipas tij, ka deformuar proceset zgjedhore, ka ushtruar presion mbi opozitën dhe administratën publike, si dhe është përfshirë në afera korruptive.

“Kjo lëvizje që ka në brendinë e vet guximin më të madh të kombit shqiptar, mbartës i të cilit janë të rinjtë shqiptarë. Ka në brendinë e vet ndërgjegjen më të lartë kombëtare për t’u çliruar nga një regjim autokratik, i cili ka shndërruar zgjedhjet në farsë zgjedhore”, vijoi Berisha.

“Rinia shqiptare u ngrit për të gjithë vëllezërit, motrat, bashkëmoshatarët e vet që morën rrugët e dheut dhe ëndrrën e tyre rinore, individuale dhe familjare, sepse Shqipëria nuk u jepte strehë për ëndrrën e tyre. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë po protestojnë sot sepse shkollat janë katandisur dhe ka rënie të tmerrshme, të turpshme në pikiatë”, tha Berisha.

“Sepse prindërit e tyre marrin pensionet më qesharake apo rrogat më të ulëta në Evropë. Sepse spitalet e Shqipërisë janë spitale jo të botës së tretë, por të katërt me mungesat më elementare. Se tërë këto politika në të vërtetë përbëjnë një gjenocid të mirëfilltë, të heshtur të kësaj qeverie ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha u bëri thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës dhe të gjithë qytetarëve që të mbështesin protestat.

“Unë bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, çdo zgjedhësi, çdo qytetari që ka votuar dhe voton për PD, por edhe çdo shqiptari që e do këtë vend, që të ka dëshirë të jetojë me dinjitet në këtë vend dhe fëmijët e tij të vazhdojnë ëndrrën e tyre në këtë vend, të mbështesë çdo protestë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Asnjë pretekst nuk ka të drejtë të përdoret për mosmbështetjen e tyre”, tha ai.

Kreu i PD-së tha se protesta është përtej partive politike.

“Në atë protestë ka qytetarë që nuk kanë qenë kurrë në parti politike, ka të rinj që nuk kanë qenë ndonjëherë në forumet e partive politike, por ka edhe dhjetëra, qindra, mijëra anëtarë të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të majta dhe natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë”, vuri në dukje ai.

“Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste. Ndaj dhe ai që i thotë vetes shqiptar dhe e do këtë vend, duhet të mendojë se si ta ndihmojë suksesin e kësaj proteste”, tha Berisha.

Sipas tij, “nuk duhet që slogane me protagonistë opozitën e opozitës apo grupime të caktuara të dekurajojnë”. “Opozita e opozitës është vegël e qeverisë”, tha ai.

Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, mijëra qytetarët vijojnë kërkesën për largimin e kryeministrit

0
Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, mijëra qytetarët vijojnë kërkesën për largimin e kryeministrit

Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, ndërsa në qendër të kërkesave të qytetarëve vijon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, organizatorët kanë njoftuar një tjetër protestë që do të zhvillohet si çdo ditë, edhe sot në orën 18:00.

Qytetarët që kanë marrë përsipër organizimin e protestës u kanë bërë thirrje shqiptarëve nga të gjitha zonat e vendit, por edhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë, të solidarizohen dhe t’i bashkohen tubimit në sheshin “Skënderbej” dhe më pas para zyrës së kryeministrit.

Mes thirrjeve që dëgjohen më shpesh në protestat e fundit janë “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.