02.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Mallakastër/ Goditet pas shpine me levë teksa pinte kafen në lokalin e tij ish-drejtuesi i zjarrfikëses

admin · 13.10.2026 · 2 min lexim

Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është dhunuar mëngjesin e sotëm në lokalin e tij në Ballsh nga disa persona të maskuar të cilët e kanë goditur me levë rreth orës 07:00 të mëngjesit, teksa ai ndodhej i vetëm në ambientet e lokalit.

Sipas dëshmisë së tij, sapo kishte bërë gati kafen për të pirë dhe autorët e kanë qëlluar pas shpine, pa i thënë asnjë fjalë ku më pas janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.

Pas sulmit, Aliaj ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe në pjesën e shpatullës, ndërsa për shkak të plagës në ballë ka pasur nevojë për qepje.

Më pas, ai është transportuar drejt Spitalit të Fierit për ekzaminime të mëtejshme, gjendja e të cilit raportohet e qëndrueshme.

Aliaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Pas ngjarjes, policia ka shkuar në spitalin e Ballshit për të marrë informacion rreth rrethanave të sulmit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *