Lajme nga vendi

Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët shkulin gardhin metalik, godasin me pllakat e trotuarit godinën dhe thyejnë xhamat

Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët shkulin gardhin metalik, godasin me pllakat e trotuarit godinën dhe thyejnë xhamat
FieriSot · Foto ilustruese

Studentët ndryshe nga herët e tjera, protestën përballë Ministrisë së Arsimit po e mbajnë me akte dhune. Ata kanë shkulur gardhin metalit rrethues të godinës, si edhe po gjuajnë vazhdimisht me gurë. Po ashtu studentët kanë hedhur ujë me ngjyrë, vezë dhe kanë shkruar fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet.

Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku situata po monitorohet edhe nga forcat e Policisë së Shtetit. Në zonë është vënë re gjithashtu prania e një autoboti me ujë, ndërsa të rinjtë vijojnë të përcjellin kërkesat e tyre.


Njëri prej studentëve theksoi se nuk ia kanë besën më as kryeministrit, pasi kjo gjë është dëshmuar më 2018. Ai tha se studentët janë në protestë, për t’i thënë kryeministrit Rama që të largohet nga pushteti. ”Kemi ardhur që t’u japim fund sistemit komunist. Nuk ia kemi besën fare Ramës për negociata. Jemi këtu për t’ju thënë kryeministrit Rama largohu, se ne nuk të besojmë më. Ne do vazhdojmë me këto protesta. Një pjesë e mirë e pedagogëve na kanë mbështetur”,-u shpreh studenti.