Home Sport Të dielën ora 18:00, sfida vendimtare Apolonia – Teuta: Duhet mbështetje masive...

Të dielën ora 18:00, sfida vendimtare Apolonia – Teuta: Duhet mbështetje masive nga tifozët fierakë

362
0

Këtë të dielë, në orën 18:00, në Pallatin e Sportit “Apolonia”, ekipi i basketbollit për meshkuj do të përballet me ekipin e Teutës në një sfidë vendimtare për gjysmëfinalet e Superligës Shqiptare të Basketbollit.

Kjo është ndeshja e dytë në serinë prej 5 ndeshjesh, nga e cila do të përcaktohet finalisti i sezonit 2024–2025.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Durrës, përfundoi me një rezultat shumë të ngushtë 83 – 82 për Teutën. Një ndeshje dramatike për Apoloninë, e cila ishte vetëm një hap larg fitores.

Tashmë, skuadra jonë kthehet në shtëpi, me një objektiv të qartë: të barazojë serinë dhe të bëjë hapin drejt finales.

Dhe për këtë, nuk mjafton vetëm përkushtimi i lojtarëve, por duhet edhe mbështetja e madhe e tifozëve fierakë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here