Lajme

Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të mos qenë më deputet i PD

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend kërkesën për largimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Siç edhe e kishte njoftuar më herët për vendimin e tij për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD, Alibeaj ka dërguar në Kuvend kërkesën, ku njofton Kryetaren e Kuvendit për vendimin e tij për të mos qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Cest la vie

Këtë vendim, Alibeaj e mori pak orë pasi Gjykata e Apelit vendosi të njohë Rithemelimin me në krye Sali Berishën, si drejtues të selisë blu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shprehej se, “vendimi i Gjykatës së Apelit disa ditë më parë pra, shenjoi dhe status quo-n e kësaj partie. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë. Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik. Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe. Mbi të gjitha nuk gjykoj që ajo mund të jetë oferta politike që meritojnë shqiptarët.”

“Unë jam demokrat, sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj mori drejtimin e PD për një periudhë njëvjeçare, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Basha tashmë ka shpallur një emër të ri për grupimin e tij politik, që quhet “Demokratët Euroatlantikë”, ndërsa po ashtu ka njoftuar se do ndjek të gjitha hapat ligjor për çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button