Lajme

Balluku: Rikthimi i energjisë në kohë rekord, ndërprerja nga ngarkesa dhe temperaturat e larta

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se ndërprerja e energjisë elektrike në të gjithë vendin erdhi për shkak të ngarkesës së lartë në transmetim si dhe temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë vendin.

“Jemi përballur me një situatë kritike pak orë më parë sa i përket sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë e cila pati një avari e më pas me efekt kaskadë në të gjithë vendin ka pasur shkëputje të energjisë. Nga analiza e parë rezulton se volumet e mëdha në sistemin e transmetimit në këto moment por edhe temperaturat e larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematikë teknike”, deklaroi Balluku.

Cest la vie

Nga ana tjetër, Balluku tha se ishte informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë.

“Duhet thënë se nga puna e mirë që është bërë në terren nga të gjithë specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta”, u shpreh ajo.

Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, u shpreh Balluku, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim.

“Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt”, u shpreh ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button