Lajme

Censi 2023/ Fieri, pas Tiranës për nga numri i popullsisë

INSTAT publikoi sot të dhënat e nxjerra nga censi i realizuar në vitin 2023, sipas të cilit, përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31.6%) banon në qarkun e Tiranës.

Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10 %, i ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9.7 %, ndaj popullsisë gjithsej.

Cest la vie

Popullsia sipas qarqeve

Berat 140 956

Dibër 107 178

Durrës 226 863

Elbasan 232 580

Fier 240 377

Gjirokastër 60 013

Korçë 173 091

Kukës 61 998

Lezhë 99 384

Shkodër 154 479

Tiranë 758 513

Vlorë 146 681

Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët me 2.6 % dhe 2.5% të popullsisë respektive.

Në të gjitha qarqet, me përjashtim atë të Tiranës popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023. Në një rang ndryshimesh prej 28.3 % në qarkun e Shkodrës dhe 27.3 % në qarkun e Kukës deri në 0.7 % në qarkun e Beratit.

Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1.2 %, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26.8 % në 2011 në 31,6 % në 2023.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button