Lajme
Gjendet breshka e plagosur në bregdetin e Semanit

Një breshkë uji e plagosur në kokë është parë në plazhin e Semanit këtë pasdite të sotme. Breshka e llojit Kareta-Kareta është parë nga banori i zonës, i cili ndodhej me familjen për të kaluar disa orë qetësie në plazh.
Breshka ka pasur një peshë afërsisht 70 kg.

Disa minuta më pas breshka pasi ka rimarr veten është larguar nga bregu duke notuar në ujërat e detit në Seman të Fierit.