Lajme
“Ike dhe më more kuptimin e jetës”/ Agron Llakaj prek me dedikimin për bashkëshorten e ndjerë!

Sot është bërë një muaj nga ndarja nga jeta e bashkëshortes së Agron Llakajt, Kostandina.
Pas një beteje të gjatë me një sëmundje shëndetësore ajo u nda nga jeta në muajin maj. Por për aktorin dhe moderatorin plaga për humbjen e bashkëshortes është ende e hapur dhe i dhemb si ditën e parë.
Llakaj përmes një postimi në mediat sociale ka rrëqethur sot me një dedikim për shoqen e zemrës.
“Imja Kostandina. Një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pafund dhe s’di… Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bëre dhimbje”, shkruan aktori krah fotos me bashkëshorten e ndjerë.