Sport

Ish-futbollisti fierak Elton Marini: Silvinjo e kishte kombëtaren shqiptare si auto-shkollë, të na japë shpjegime  

Specialisti i njohur i futbollit Elton Marini ka deklaruar në emisionin “Europiani3D” se trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo duhet të japë shpjegime për atë që ndodhi në ndeshjet në grupe ku Shqipëria mori vetëm një barazim përballë Kroacisë dhe humbi dy sfidat e tjera me Italinë dhe Spanjën.

Sipas Marinit, eksperienca e Silvinjos me kuqezinjtë ka qenë një autoshkollë për të dhe që i ka shërbyer sipas tij, marketingut personal.

Cest la vie

Marini vuri në dukje presidenti Duka ka lënë të hapur mundësinë që Silvinjo mund të largohet nga drejtimi i kombëtares shqiptare.

“Më vjen ndërmend intervista e tij e parë kur ka ardhur në Shqipëri dhe ka thënë se “presidentin me Dukën jemi njohur rastësisht në një restorant në Milano”.

Për një trajner që njihet në restorant dhe nuk është pjesë e tregut, kjo ishte një autoshkollë shumë e mirë që e ndihmoi atë në marketingut personal.

Në nivelin personal e ka ndihmuar aq shumë sa vetë presidenti Duka ka thënë një fakt që “në rast se i vjen ndonjë ofertë interesante nga jashtë mund të ikë dhe është i lirë. Pra, “ku ka zë, nuk është pa gjë”. Kur ka nga këto batutat do të thotë që ka një indikacion për trajnerin. Ai atë pjesën e marketingut personal e ka arritur.

Do rinovojë, s’do rinovojë, besoj se detyrohet për ca shpjegime teknike për të gjithë rrugëtimin, jo vetëm rrugëtimin që pamë nga qendra stërvitore në stadium, por rrugëtimin e ekipit kombëtar që nga dita që ka marrë drejtimin deri në datën 30 qershor që ka fundin e kontratës”, u shpreh Marini në emisionin “Europiani3D”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button