Lajme

Rama nga Himara: Minjtë i kap qarku, maskarenjtë nuk mbarojnë

Teksa ndau titujt e pronësisë në Himarë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu tonet e ashpra për të gjithë ata që sipas tij “nxisin përçarje duke folur marrëzira”.

“Me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje e për të folur marrëzira që nuk kanë lidhje fare me jetën e përditshme, as të shqiptarëve, as grekëve as himariotëve? Ka lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe që nuk i përkasin fare këtij shekulli, vijnë nga territore më të zymta të historisë. Ca me Tiranën a me Athinën, këto janë pjesë e lodrave politike me mendje dhe me zemrat e njerëzve. Himara është e himariotëve dhe himariotët janë ata që janë. Sido ta quajnë veten për nga origjina, emrin e kanë himariotë. Dhe Himara është Shqipëri. Dhe të gjithë ata që jetojnë në Himarë janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe nuk ekziston në imagjinatën time se mund të ndahen si ca të nënës dhe ca të njerkës. Këto janë njësoj siç janë ata që i flasin këto gjëra”, tha kreu i qeverisë duke iu përgjigjur kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule. Ky i fundit ka akuzuar herë pas here qeverinë për ‘rrëmbim pronash në zonën e Himarës’.

Cest la vie

Pavarësisht se nuk përmendi emra konkretë, kryeministri u ndal edhe te çështja “Beleri”.

“Opinionet e diversiteti në kafene, përplasuni sa të keni qejf! Po jashtë pastaj puna duhet të vazhdojë. Ata që duan të ndajnë kufij e të tundin flamuj, i cili të mbajë kë flamur të ketë qejf në mendje e në shtëpi, po flamuri i kësaj republike nderohet e respektohet vetëm duke bërë punë përditë. Baltë e fjalë ka sa të duash, maskarenjtë nuk mbarojnë, minj nëpër zyrat e shtetit patjetër. Por edhe kjo që kur kapen minjtë, të vësh kujën o po bëhet nami… Shyqyr që po kapen, më shumë të kapen. Minjtë i kap qarku, dhe do ngremë më shumë qarqe, por s’mund të rrokanisemi se u kapën ca minj aty e ca këtu e të merremi e t’i biem njëri-tjetrit. Secili ka llogarinë e vet për të dhënë.”/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button