Lajme

Skandali tek Onkologjiku/ Pazari i mjekëve me pacientët me kancer: I themi operacioni bën 5 milionë, për ty 4

Zbardhen të tjera biseda të zhvilluara mes mjekëve të Spitalit Onkologjik, pacientëve me kancer që kërkonin të merrnin shërbim sa më parë për shkak të gjendjes shëndetësore ku ndodheshin, dhe koordinatorit Emiljano Lela. Ky i fundit, rezulton se ishte dhe sekser i mjekëve.

Interesante për hetimet është konsideruar një bisedë e zhvilluar më datë 27 Dhjetor 2023, mes një personi që ka nënën për operacion dhe koordinatorit Emiljano Lela.

Cest la vie

Ky i fundit, vepronte si sekser i doktor Edmond Gashit duke i çuar pacientët që shkonin në Onkologjik pikërisht te dr.Mondi, i cili më pas një pjesë i referonte në klinikën e tij private “Megis”. Nga këto shërbime, Emiljano përfitonte përqindjen e tij.

Kur nëna e shokut të koordinatorit Emiljano Lela ka shkuar te mjeku Edmond Gashi, ajo ka paguar para nën dorë dhe këtë e ka marrë vesh dhe vetë Emiljano, i cili i ankohet mjekut se kishte dalë shumë keq pasi i kishte thënë pacientes se gjithçka ishte falas.

Doktor Edmondi, sipas bisedave të zhvilluara mes tyre të siguruara nga ‘newsbomb.al’ dhe të administruara në dosjen hetimore, është shpërfillës dhe vetëm qeshë, duke i thënë se do e rregullonin më vonë.

Ndërkohë, vetë Emiljano insiston se kishte dalë shumë keq të shoku dhe nëna e tij. Nga bisedat që zhvillohen më vonë, mes familjarëve të pacientes, koordinatori i thotë se lekët që ka dhënë te doktori do ja bëjnë ulje te operacioni.

Një pazar i turpshëm, me çmime që rriten dhe ulen sipas terezisë së mjekëve dhe sekserëve të tyre. Fillimisht, pacientit i është thënë se operacioni bën 3.500 euro por duke qenë se ai ishte mik i Emiljanos, do t’ja bënin 3.000 euro.

Ndërkohë, më vonë familjari i pacientes i thotë se doktori i kishte thënë që operacioni bën 5 milionë lekë, por për shkak të miqësisë së koordinatorit me të, do e bënin për 4 milionë. Pra, siç shifet dhe në procesverbal, shifra që herë rriten dhe herë ulen sipas qejfit, mbi të gjitha në një spital shtetëror dhe ryshfet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button