Lajme

“A keni frikë mos po organizohet një puç”/ Pyetja e pazakontë e Açkës për Dumanin, si u përgjigj kreu i SPAK

A keni frikë mos po organizohet një puç për t’ju prerë krahët dhe për t’ju hequr ca pende nga disa që nuk pëlqejnë që ju jeni në piedestal”, ishte pyetja e pazakontë e deputetes demokrate, Flutura Açka drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, që po raporton sot në Parlament punën vjetore të institucionit që drejton.

I paqartë me pyetjen, kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, theksoi se ky institucion është tërësisht i pavarur.

Cest la vie

“Nuk e di çfarë keni parasysh me këtë pyetje. Dua të them që SPAK është një institucion i pavarur dhe korniza e tij kushtetuese garanton pavarësinë e institucionit. Parlamenti pastaj është çështje e vlerësimit të parlamentit. Nuk mund të komentoj veprimtarinë e një institucioni sikurse është Kuvendi”– tha Dumani.

Duke treguar se merr shpesh kërcënime, Dumani u shpreh se fokusi i punës së tij dhe SPAK-ut është hetimi i të gjitha rasteve.

“Ajo që unë bëj është që të përpiqemi të hetojmë çështje të suksesshme për ti demonstruar publikut dhe Kuvendit që SPAK po kryen detyrat e veta, po ushtron veprimtarinë kushtetuese, me synim përmbushjen e qëllimit për të cilin u krijuar. Është një luftë që nuk mbaron, por ne po përpiqemi me hapa të ngadaltë, por të sigurt”– tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button