Sport

Apolonia “gropë” në mbrojtje, prioritet përforcimi i krahëve

Nga Hilmi Saliu/ Apolonia po piketon lojtarët, të cilët mund t’i afrojë në merkaton e verës. Ndërhyrjet pritet të jenë “big”, pasi objektivat do të jenë madhorë në sezonin e ri, që është i katërti radhazi në Kategorinë e Parë për fierakët.

Me kontingjentin aktual, tek Apolonia e kanë të qartë se nuk mund të pretendojnë shumë dhe për këtë arsye shpresa e vetme për të krijuar një ekip konkurrues dhe pretendent është merkato e verës. Për hir të së vërtetës, fierakët kanë nevojë në të gjitha repartet për përforcime, por sidomos në dy krahët e mbrojtjes. Në ekipin e sezonit të kaluar, me të cilin fierakët siguruan pjesëmarrjen në “play off”, por në finale u eliminuan me penallti nga Flamurtari, ishin vetëm dy lojtarë krahu. Edhe këta të dy ishin mesfushorë, Rubin Hebeja dhe Enea Topi, respektivisht i djathtë dhe i majtë. E gjithë pjesa tjetër e lojtarëve në mbrojtje, Ndubuisi Francis Eneh, Serjan Repaj dhe Ersildjo Asllanaj luajnë në qendër.

Cest la vie

Në klub e kanë evidentuar këtë problem, ndaj kanë nisur kërkimet për mbrojtës krahu. Më saktësisht, Apolonia nuk ka asnjë mbrojtës të krahut të djathtë dhe të majtë. Gjatë vitit që lamë pas, krahun e djathtë të mbrojtjes e mbuluan herë Hebeja dhe herë Asllanaj. Ndërsa krahun e majtë e mbuluan herë Topi dhe herë Asllanaj. Në sezonin e shkuar Apolonia pati një skuadër me diferenca të mëdha karshi kundërshtarëve direkt, por shpresohet që kjo gjë të mos ndodhë në vazhdim. Trajneri Artan Mërgjyshi ka aktivizuar në krah edhe Bejzaden, duke e përshtatur disi, ndërsa tani i duhen lojtarë për çdo rol dhe që të jenë për pozicionin e tyre natyral. Gjithashtu mund të themi, që Apolonia ka një “gropë” në mbrojtje. Në dispozicion të stafit teknik janë vetëm 3 mbrojtës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button