Uncategorized

Autobusi me turistë nga Shqipëria përfshihet në një aksident në Itali

Një autobus i vogël me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor pasditen e kësaj të shtune në Itali.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Meridionews.it, automjeti po lëvizte në provincën e Katanias, nga Zafferana Etnea në drejtim të Santa Venerina.

Cest la vie

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që media italiane shkruan se autobusi mund të ketë pësuar një defekt në frena.

Zjarrfikësit, ekipet e policisë dhe autoambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 16 persona, disa prej të cilëve janë dashur të transportohet me autoambulancë në spital.

Fatmirësisht asnjë prej të aksidentuarve nuk është në gjendje të rëndë.

BURIMI: https://euronews.al/autobusi-me-turiste-nga-shqiperia-perfshihet-ne-nje-aklsident-te-rende-ne-itali/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button