Lajme

Avionët në radhë në Rinas, Balluku: Pamje që i shihnim në aeroportet e huaja, sot realitet në Shqipëri

 ATSH/ Fluksi i lartë i pasagjerëve që lëvizin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ka shtuar numrin e avionëve që ulen dhe ngrihen në pistën e tij.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau në rrjete sociale pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, ku shihen avionët në radhë për t’u nisur në destinacionet përkatëse.

Cest la vie

“Dikur këto ishin pamje që i shihnim në aeroportet e mëdha nëpër botë dhe as e imagjinonim ditën kur kjo do të ndodhte në Shqipëri, të qëndronin avionët në radhë”, u shpreh Balluku.

“Vazhdojmë dhe dëgjojmë se i erdhi koha, do të ndodhte dikur”, tha ajo, teksa evidentoi se “faktikisht është punë e mundimshme disavjeçare për ta sjellë turizmin dhe aviacionin tonë në këtë ditë të lumë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button